tabaku reagon pas shembjes se nje biznesi ne kombinat qeveria po sillet si agjenci imobiliare duke shkaterruar pronat e qytetareve 68ea0935ef7df

Tabaku reagon pas shembjes së një biznesi në Kombinat: Qeveria po sillet si agjenci imobiliare, duke shkatërruar pronat e qytetarëve

October 11, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas shembjes së një biznesi në zonën e Kombinatit, pronari i të cilit kishte dokumentacion të rregullt ligjor, me leje dhe hipotekë.

Tabaku u shpreh nga vendngjarja se ky është një tjetër rast i shëmtuar i abuzimit të pushtetit, ku shteti sillet si agjenci imobiliare që rrënon pronat e qytetarëve për interesa klienteliste.

“Bashkë me Oneldën jemi në Kombinat, përballë rrënojave të një biznesi që shteti iu sul dhe e shkatërroi brenda ditës, megjithëse ishte në tokën dhe në biznesin e tij të ligjshëm, që paguante taksa ndaj këtij shteti,” u shpreh Tabaku në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Sipas saj, kjo ngjarje është një shëmbëlltyrë e mënyrës se si qeverisja socialiste ka uzurpuar pronat dhe bizneset gjatë 12 viteve të fundit, duke shkelur të drejtat themelore të qytetarëve.

“Kur shteti të merr pronën pa njoftim, kur të shkatërron aktivitetin brenda ditës, pa asnjë vendim të formës së prerë, kjo s’është qeverisje — është abuzim me pushtetin,” theksoi ajo.

Tabaku paralajmëroi se pas rasteve të 5 Majit, Thethit, Vlorës dhe tashmë Kombinatit, askush nuk është më i mbrojtur përballë arbitraritetit të shtetit.

“Sot ndodhi në Kombinat, nesër mund të ndodhë te dera e shtëpisë suaj,” tha deputetja demokrate, duke u zotuar se do të vijojë të mbështesë banorët dhe pronarët e prekur, “deri në fund për të mos lejuar që padrejtësia të bëhet normë.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

truket e thjeshte qe ju ndihmojne te rregulloni marredhenien me vjehrren 68e9f693d2175
Lajmi i mëparshëm

Truket e thjeshtë që ju ndihmojnë të rregulloni marrëdhënien me vjehrrën

formacioni i mundshem i shqiperise silvinjo ka dilema per rreshtimin sulmin e udheheq katana 68ea099631179
Lajmi i radhës

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë/ Silvinjo ka dilema për rreshtimin, sulmin e udhëheq… “Katana”

Të fundit nga

ShkoLartë