tabaku konflikti i prones ne vlore pasoje e kaosit shteteror rama pergjegjes per dy lejet mbi te njejten toke 6a9edd70d7386

Tabaku: Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror. Rama përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë

September 7, 2026
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për konfliktin pronësor në Vlorë, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se, gjatë tri ditëve të fundit, shqiptarët kanë dëgjuar vetëm gjysmë të vërteta, ndërsa është shmangur, sipas saj, e vërteta kryesore: institucionet shtetërore kanë dhënë dy leje të ndryshme, për dy persona, mbi të njëjtën pronë.

“Përgjegjësi është shteti, qeveria dhe kryeministri, i cili ka dhënë dy leje të ndryshme: një për investim strategjik dhe një për zhvillimin e pronës, për të njëjtën tokë dhe për dy persona të ndryshëm”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate ngriti pyetjen se si kanë mundur institucionet të përfundojnë dy procedura të plota për dhënien e lejeve të ndërtimit mbi të njëjtën pronë. Sipas saj, përgjegjësia nis nga hipoteka dhe shkon deri në nivelet më të larta të qeverisë.

Tabaku e cilësoi vendimin për ta shpronësuar pronën dhe për ta kthyer zonën në ullishte si një përpjekje për të shmangur zbardhjen e përgjegjësive administrative.

“Nuk ka asnjë ullishte që mund t’ia lajë duart qeverisë nga korrupsioni i kryer në këtë rast, nga hipoteka deri më lart, në Kryeministri”, theksoi ajo.

Duke u ndalur te problematika e pronave në Shqipëri, Tabaku deklaroi se qytetarët presin prej vitesh dhe paguajnë miliona lekë në taksa e ryshfete për të regjistruar pronën e tyre, ndërsa sistemi shtetëror vijon të prodhojë pasiguri dhe konflikte.

Sipas saj, rasti i Vlorës është një shembull i qartë i kaosit me pronësinë dhe i dështimit të institucioneve për të garantuar siguri juridike.

“Dëgjojmë vetëm retorikë dhe propagandë, pa u kryer një hetim administrativ, pa u identifikuar përgjegjësit dhe pa u nxjerrë ata përpara përgjegjësisë. Nuk mund të kemi shtet ligjor pa respektuar pronën”, përfundoi Tabaku.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vatra per bekim sejdiun figure me integritet qe mund ti sherbeje stabilitetit te kosoves 6a9edcf3cfdca
Lajmi i mëparshëm

Vatra për Bekim Sejdiun: Figurë me integritet që mund t’i shërbejë stabilitetit të Kosovës

sarajeva e terheq stafin e ambasades nga serbia pas varrimit te mlladiqit me nderime shteterore 6a9eddd5b5522
Lajmi i radhës

Sarajeva e tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore

Të fundit nga

42 zjarre në 24 orë, 5 ende aktive

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 42 zjarre të hapura, nga të cilat pesë janë aktive, pesë janë vënë nën kontroll dhe 32 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhimin
ShkoLartë