tabaku 12 vite emigracion shqiptaret largohen nga mungesa e shendetesise arsimit dhe pagave dinjitoze 68d42c5569f4c

Tabaku: 12 vite emigracion, shqiptarët largohen nga mungesa e shëndetësisë, arsimit dhe pagave dinjitoze

September 24, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sërish shqetësimin e eksodit të shqiptarëve gjatë 12 viteve të fundit, duke theksuar se çdo familje njeh një të afërm apo mik të larguar nga vendi.

Sipas saj, shifrat janë kokëforta: vetëm në tremujorin e fundit janë larguar nga forca aktive e punës 11 mijë shqiptarë të moshës 15-29 vjeç, ndërsa 7 mijë të tjerë nga mosha 35-65 vjeç.

“Arsyet janë të qarta – mungesa e shëndetësisë, arsimi i dobët për fëmijët, mungesa e mbështetjes sociale, pagat e ulëta dhe rritja e çmimeve. Ekonomia funksionon vetëm për një pakicë, ndërsa shumica e qytetarëve janë lënë pas dore,” theksoi Tabaku.

Ajo shtoi se standardet europiane, për të cilat shqiptarët janë detyruar të emigrojnë, duhet të ndërtohen në vend dhe jo të kërkohen jashtë.

“Ky sistem që nuk punon për shqiptarët duhet ndryshuar. Shqipëria duhet të bëhet shtëpia ku të rinjtë dhe familjet gjejnë shpresë, jo arsye për t’u larguar,” deklaroi deputetja demokrate.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushtetuesja nuk fillon procedure per ceshtjen e numrit te keshilltareve ademi vendim skandaloz 68d42af4a8e96
Lajmi i mëparshëm

Kushtetuesja nuk fillon procedurë për çështjen e numrit të këshilltarëve, Ademi: Vendim skandaloz!

goditje e rende per arsenalin 68d42cb4f0084
Lajmi i radhës

Goditje e rëndë për Arsenalin

Të fundit nga

ShkoLartë