syte kah ldk ja vjosa osmani synon mandatin e dyte si presidente mbeshtetje e forte politike dhe thirrje per konsensus ne kuvend 695a363e5e3fd

Sytë kah LDK-ja / Vjosa Osmani synon mandatin e dytë si Presidente: Mbështetje e fortë politike dhe thirrje për konsensus në Kuvend

January 4, 2026
min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar publikisht se synon edhe një mandat të dytë në krye të shtetit, duke vlerësuar se përvoja e fituar gjatë këtij mandati dhe sfidat me të cilat është përballur Kosova, e bëjnë të nevojshme vazhdimësinë institucionale. 

Osmani ka theksuar se vendimi i saj buron nga përgjegjësia ndaj shtetit dhe qytetarëve, duke nënvizuar se Kosova ka ende nevojë për stabilitet politik, përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe konsolidim të mëtejshëm të pozitës së saj shtetërore.

Deklarimi i Presidentes për një mandat të dytë ka hapur menjëherë debat në skenën politike dhe publike, duke nxitur reagime dhe vlerësime të shumta nga përfaqësues të spektrit politik dhe intelektual në vend. 

Mbështetësit e saj e shohin Osmanin si një figurë unifikuese, me kredibilitet të lartë ndërkombëtar dhe rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës së Kosovës, ndërsa kritikët mbeten skeptikë për mbështetjen parlamentare që ajo mund të sigurojë.

Gacaferi: Osmani e meriton mandatin e dytë për punën dhe sukseset ndërkombëtare

Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, vlerëson se Presidentja Osmani e meriton plotësisht edhe një mandat tjetër, duke theksuar kontributin e saj të madh për Kosovën, veçanërisht në arenën ndërkombëtare.

Image

Luan Gacaferi

“Unë mendoj se zonja Osmani vërtet e meriton edhe një mandat, sepse ka punuar shumë për Kosovën e sidomos në arenën ndërkombëtare për afirmimin e interesave të Kosovës nëpër botë. E shto pastaj që janë arritur edhe suksese të jashtëzakonshme sa i përket njohjeve të reja të shtetit të Kosovës nga katër vende tjera”, shprehet Gacaferi.

Sipas tij, Vjosa Osmani nuk ka alternativë më të mirë për përfaqësimin e Kosovës në postin e presidentes, duke e konsideruar punën e saj gjatë mandatit aktual si dëshmi të qartë të merituarës për vazhdimësi.

“Unë mendoj se zonja Osmani e meriton edhe një mandat, sepse nuk ka më të mirë se zonjën Osmani që do e prezantonte Kosovën si presidente, por edhe e meriton falë punës së saj në këtë mandat që po i afrohet fundit”, thekson ai.

Gacaferi shpreh bindjen se Osmani do t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend nga subjektet e koalicionit qeverisës.

“E them bukur me bindje se zonja Osmani edhe do i marrë gjithsesi votat e VV, GUXO dhe Alternativa në parlament”, deklaron ai.

Ai gjithashtu apelon që edhe Lidhja Demokratike e Kosovës të kontribuojë në proces, duke paralajmëruar pasoja politike nëse vendi përballet me bllokadë institucionale.

“Uroj që edhe LDK t’ia japin votën në parlament ose të rrinë minimalisht në parlament që t’ia bëjnë kuorumin e nevojshëm prej 80 votave sa i duhen. Sepse do ishte fatale për partitë opozitare, e sidomos për LDK-në, nëse vendi detyrohet të shkojë edhe njëherë në zgjedhje shkaku i presidentes/presidentit në prill”, thekson Gacaferi.

Zogaj: Mandati i dytë i Osmanit është i arsyeshëm dhe i justifikuar

Image

Skender Zogaj

Në të njëjtën linjë vlerësimi është edhe publicisti Skender Zogaj, i cili e cilëson synimin e Presidentes Osmani për një mandat të dytë si normal dhe plotësisht të arsyeshëm.

“Sýnimi i Presidentes Vjosa Osmani për një mandat të dytë presidencial është krejtësisht normal dhe plotësisht i arsyeshëm. Gjatë gjithë mandatit të saj të parë, ajo ka dëshmuar përkushtim, aftësi dhe përgjegjësi në ushtrimin e funksionit më të lartë shtetëror”, vlerëson Zogaj.

Ai thekson se veprimtaria e Osmanit ka qenë veçanërisht e suksesshme në planin e jashtëm, duke e vënë theksin te ruajtja dhe forcimi i marrëdhënieve me aleatët e Kosovës.

“Veprimtaria e Presidentes Osmani ka qenë veçanërisht intensive dhe e suksesshme në planin e jashtëm. Ajo ka treguar angazhim të vazhdueshëm dhe rezultate konkrete në ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me miqtë tradicionalë të Kosovës”, shprehet ai.

Sipas Zogajt, në momente të ndjeshme politike, Osmani ka ditur të menaxhojë situata të vështira dhe të shmangë përplasje me partnerët ndërkombëtarë.

“Në situata të ndjeshme, Presidentja ka ditur t’i sqarojë këto turbulenca, duke dhënë garanci të qarta se Kosova mbetet fuqishëm dhe në mënyrë të pakthyeshme e orientuar drejt vlerave dhe aleancave perëndimore”, thekson Zogaj.

Ai shton se keqkuptimet e herëpashershme nuk kanë qenë strategjike, por pjesë e tranzicionit politik dhe institucional të vendit.

Në përfundim, Zogaj vlerëson se Vjosa Osmani është një resurs i rëndësishëm për Kosovën, përvojë që sipas tij i nevojitet vendit edhe në vitet e ardhshme.

“Vjosa Osmani është një politikane e formuar dhe me përvojë tashmë të dëshmuar, përvojë e cila i nevojitet Kosovës. Ajo përfaqëson një resurs të rëndësishëm politik dhe institucional, i gatshëm të jetë në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, përfundon Zogaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a ka vertet nje planet te nente astronomet gjejne prova te reja 695a36107be97
Lajmi i mëparshëm

A ka vërtet një planet të nëntë? Astronomët gjejnë prova të reja

trupi i tij u gjet me qenin prane fundi tragjik per 4 vjecarin 695a365abf4b0
Lajmi i radhës

Trupi i tij u gjet me qenin pranë, fundi tragjik për 4-vjeçarin…

Të fundit nga

ShkoLartë