sylvester stallone mbron nepotizmin ne hollywood 6adc6896540ed

Sylvester Stallone mbron nepotizmin në Hollywood

October 24, 2026
1 minut lexim

Aktori i njohur amerikan, Sylvester Stallone, ka dalë hapur në mbrojtje të vendimit për të ndihmuar vajzën e tij, Scarlet Rose Stallone, që të siguronte një rol në serialin “Tulsa King”, ku ai luan rolin kryesor, transmeton “Bota sot”.

Në një intervistë për USA Today, aktori 80-vjeçar pranoi se lidhja familjare i kishte dhënë vajzës së tij 24-vjeçare një avantazh në industrinë e filmit, duke e cilësuar këtë si një formë nepotizmi. Megjithatë, ai argumentoi se është e natyrshme që prindërit të përpiqen t’u krijojnë fëmijëve të tyre mundësitë më të mira.

“Sigurisht që është nepotizëm, idiot. Kjo është arsyeja pse jemi prindër. Duam më të mirën për fëmijët tanë. Pra, natyrisht, u japim atyre çdo avantazh që mundemi”, u shpreh Stallone, duke iu përgjigjur kritikave për përfshirjen e vajzës së tij në serial.

Aktori theksoi se, ndonëse prindërit mund t’ua lehtësojnë rrugën fëmijëve duke u krijuar mundësi dhe duke u hapur dyer në industrinë e argëtimit, kjo nuk do të thotë se suksesi i tyre është i garantuar.

Sipas tij, sfida e vërtetë qëndron te aftësia për ta shfrytëzuar mundësinë e dhënë dhe për të dëshmuar cilësitë profesionale.

“A mund ta ruajnë atë nivel cilësie? Kjo nuk varet nga ne. Por nëse mund të hapësh një derë, atëherë do të shohim nëse kanë aftësinë ta kalojnë atë”, tha ai.

Deklaratat e Stallones rikthejnë në vëmendje debatin e vazhdueshëm për nepotizmin në Hollywood, ku fëmijët e aktorëve dhe figurave të njohura shpesh përfitojnë nga lidhjet familjare për të hyrë në industrinë e filmit.

Ndërsa kritikët e konsiderojnë këtë fenomen si një avantazh të padrejtë ndaj aktorëve të tjerë, Stallone mbron qëndrimin se mbështetja prindërore është e natyrshme dhe se, në fund, aftësitë individuale përcaktojnë nëse një mundësi e tillë do të shndërrohet në një karrierë të suksesshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trazira te reja gjendje e tensionuar ne france 6adc683845356
Lajmi i mëparshëm

Trazira të reja? Gjendje e tensionuar në Francë

file 00000000d42481f4b8970b865912cda7
Lajmi i radhës

VLEN: Rritja e pagës minimale për 67% dëshmon dallimin mes dy qeverisjeve

Të fundit nga

Trazira të reja? Gjendje e tensionuar në Francë

Franca ka frikë nga një përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve: këtë të shtunë priten sërish protesta në mbarë vendin, ndërsa autoritetet druhen nga trazira të ngjashme me ato të fundjavës së kaluar. Për të parandaluar
ShkoLartë