syla rahovecasit e arrestuar nga serbia nuk ishin pjese e uck se 689e57ae4f822

Syla: Rahovecasit e arrestuar nga Serbia nuk ishin pjesë e UÇK-së

August 14, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se Xhemajl dhe Bashkim Emini, të arrestuar nga Serbia, asnjëherë nuk kanë qenë ushtarë të UÇK-së.

Në emisionin “Edicioni Special”, ai ka thënë se Serbia, kosovarët e arrestuar, nuk mund t’i akuzojë si pjesëtarë të UÇK-së, pasi ata nuk kanë qenë.

“Në fakt edhe lajmi i sotëm ne si veteranë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na ka shqetësuar për shkak se fillimisht u tha se janë arrestuar dy qytetarë të Republikës së vendit tonë për krime lufte të mundshme që kanë ndodhur gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Megjithatë, pas informative që ne morëm nga Rahoveci,  dolën që ata dy qytetarë të Republikës sonë asnjëherë nuk kanë qenë ushtarë të UÇK-së. Nuk ekzistojnë në databazën e veteranëve të UÇK-së, prandaj kjo ishte një farë lehtësimi i vogël sepse Serbia ata mund t’i akuzojë për çfarëdo tjetër, por asnjëherë për ato që kanë ndodhur në vitin 1998-1999. Prandaj, me shqetësim e kemi marrë këtë lajm”, u shpreh Syla.

Syla shtoi se qytetarët nga Rahoveci, tashmë të arrestuar në Serbi, kanë jetuar jashtë Kosovës para luftës, gjatë luftës, si dhe pas luftës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptaret tronditen hajdukun e famshem rrezojne nga evropa 689e57aae518b
Lajmi i mëparshëm

Shqiptarët tronditën Hajdukun e famshëm, rrëzojnë nga Evropa

fotot u godit me thike nga i mituri ne takimin sqarues ky eshte 14 vjecari qe mbeti i vdekur ne maliq 689e58231ffc3
Lajmi i radhës

FOTOT/ U godit me thikë nga i mituri në ‘takimin sqarues’, ky është 14-vjeçari që mbeti i vdekur në Maliq

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë