Sydney Sweeney e ka lënë pas kritikën që qarkullon rreth dështimit të filmit Christy, teksa u shfaq plot stil të shtunën me një fustan elegant mini.
Aktorja 28-vjeçare u fotografua gjatë pjesëmarrjes së saj në eventin Deadline Contenders Film në Los Angeles, të mbajtur në Directors Guild of America.
Sydney pozoi përpara kamerave duke vënë në dukje këmbët e saj të gjata me fustanin me mëngë të gjata. Veshja kishte një motiv kuadratesh me vija të bardha e blu, ndërsa poshtë dukej një këmishë me katrorë të kaltër dhe jakë të madh të mprehtë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Gjatë eventit, Sydney mori pjesë në një panel kushtuar filmit të saj të ri, Christy, i cili është pritur keq si nga kritikët ashtu edhe nga publiku.
Gjatë fundjavës, filmi ku ajo interpreton boksieren e famshme të Hall of Fame, Christy Martin, dështoi në arkë duke grumbulluar vetëm 1.3 milionë dollarë, shumë larg pritshmërive.

Burimi: botasot.info


