sydney sweeney shkelqen ne londer 68f4bad2abaee

Sydney Sweeney shkëlqen në Londër

October 19, 2025
1 minut lexim

Ylli i Hollywood-it, Sydney Sweeney, shkëlqen në premierën në Mbretërinë e Bashkuar të filmit të saj të ri me temë boksin.

Aktorja 28-vjeçare mahniti të pranishmit me një fustan mëndafshi rozë me dantella në premierën e filmit Christy, që u zhvillua në Royal Festival Hall gjatë Festivalit të Filmit në Londër.

Për t’u përgatitur për rolin, Sydney shtoi rreth 13 kilogramë dhe iu nënshtrua një stërvitjeje intensive me trajnerë boksi, për të portretizuar boksieren e njohur amerikane dhe një nga pionieret e sportit, Christy Martin, shkruan “The Sun”, transmeton “Bota sot”.

Image

Sydney Sweeney

Filmi, i përfolur si pretendent për çmimet Oscar, rrëfen historinë e fuqishme të Martin, e cila arriti të mbijetonte një martesë abuzive me trajnerin e saj.

Kohët e fundit, aktorja ka treguar edhe një nga truket e saj për konturimin e gjoksit në një video që ndau me ndjekësit në Instagram, ku shihet duke u përgatitur për një mbrëmje jashtë.

Image

Sydney Sweeney

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e zgjedhura me e votuar e aak se ne prishtine erblina tahiraj jep mesazhin falenderues 68f4b9b8809bd
Lajmi i mëparshëm

E zgjedhura më e votuar e AAK-së në Prishtinë, Erblina Tahiraj jep mesazhin falënderues

mesazhi i mexhitit per kundershtaret kur ti shohin rezultatet do te ikin fare 68f4cc134341f
Lajmi i radhës

Mesazhi i Mexhitit për kundërshtarët: Kur t’i shohin rezultatet do të ikin fare

Të fundit nga

ShkoLartë