svecla pret ne takim pershendetes komandantin e kfor it enrico barduani 68dc6a25ccbf9

Sveçla pret në takim përshëndetës komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani

October 1, 2025
1 minut lexim

Në një takim përshëndetës me Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Enrico Barduani, me rastin e përfundimit të mandatit të tij, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që Barduani ka pasur me institucionet e sigurisë në Kosovë.

Sveçla ka theksuar se Kosova dhe Italia, vendi prej nga vjen Barduani, ndajnë vlera të përbashkëta si paqja, stabiliteti dhe siguria për vendin dhe qytetarët e Kosovës.

Ai ka nënvizuar gjithashtu përkushtimin e Kosovës në rrugën e pandalshme drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Shpreh mirënjohjen time për kontributin e çmuar të Komandant Barduani gjatë mandatit të tij dhe i uroj suksese në përgjegjësitë e ardhshme, duke qenë i bindur se ura e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it do të mbetet e fortë dhe e qëndrueshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

saliba permend alexander arnold si nje prej arsyeve pse refuzoi real madridin 68dc6a1366bd7
Lajmi i mëparshëm

Saliba përmend Alexander-Arnold si një prej arsyeve pse “refuzoi” Real Madridin

toyota planifikon prodhimin e nje veture te re sportive pa ndihmen e askujt 68dc6af2ad368
Lajmi i radhës

Toyota planifikon prodhimin e një veture të re sportive – pa ndihmën e askujt

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë