svecla numri nga i cili u be kercenimi me bombe eshte i lidhur me kriminelin ratko mladiq 686aa3e02b12e

Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

July 6, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se numri përmes të cilit është bërë kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës është i një shtetasi serb të quajtur Lazar Zhivkoviq. Ai në një postim në Facebok ka shkruar se në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladiq.

Ai tutje ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë dhe do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas kërcënimit, sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Me datën 05.07.2025, një kërcënim për bombë është adresuar ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës. Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë kë të sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, thuhet në njoftim.

Sveçla ka thënë se sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rina balaj zbulon pak nga kenga obsessed 686aa1c47e0c4
Lajmi i mëparshëm

Rina Balaj zbulon pak nga kënga “Obsessed” 

ndryshime ne burgun e drenoves pas kontrolleve ne qeline e laert
Lajmi i radhës

Ndryshime në burgun e Drenovës pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut!

Të fundit nga

ShkoLartë