svecla ne 27 vjetorin e policise profesionalizmi dhe guximi forcojne shtetin 6a9da7938d371

Sveçla në 27-vjetorin e Policisë: Profesionalizmi dhe guximi forcojnë shtetin

September 6, 2026
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Në fjalën e tij, Sveçla vlerësoi punën, përkushtimin dhe sakrificën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke theksuar se profesionalizmi, guximi dhe përkushtimi janë ndër vlerat kryesore mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve dhe forcohet shteti.

“Policia ka dëshmuar se profesionalizmi, guximi dhe përkushtimi në shërbimin publik janë vlera mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve dhe forcohet shteti. Policia e Kosovës ka ndërtuar një histori të pasur institucionale, të shoqëruar me etapa të rëndësishme, sfida të shumta dhe përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha”, tha Sveçla.

Ai theksoi se, pavarësisht ndryshimeve dhe rrethanave ndër vite, misioni i Policisë së Kosovës ka mbetur i pandryshuar.

“Pavarësisht ndryshimeve dhe rrethanave të kohës, një gjë ka mbetur e pandryshuar: misioni i saj për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur qytetarët dhe për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Në këtë përvjetor, Sveçla vlerësoi edhe kontributin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa përkujtoi pjesëtarët e saj që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

“Në këtë 27-vjetor kujtojmë me respekt të thellë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që dhanë jetën në krye të detyrës. Ata janë pjesë e pandashme e historisë së këtij institucioni dhe dëshmia më e lartë e përkushtimit ndaj qytetarëve dhe Republikës”, deklaroi Sveçla.

Policia e Kosovës shënon më 6 shtator 27-vjetorin e themelimit të saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sharrcup mbledh 80 cikliste nga 6 shtete tetova ne qender te ciklizmit 6a9d9114c4ac4
Lajmi i mëparshëm

“SharrCup” mbledh 80 çiklistë nga 6 shtete – Tetova në qendër të çiklizmit

berisha nga shba rikthimin tim do ta perdor per forcimin e partneritetit me ameriken 6a9da81067709
Lajmi i radhës

Berisha nga SHBA: Rikthimin tim do ta përdor për forcimin e partneritetit me Amerikën

Të fundit nga

ShkoLartë