svecla falenderon zjarrfikesit u ben thirrje qytetareve per kujdes 68877d8dc05ec

Sveçla falënderon zjarrfikësit, u bën thirrje qytetarëve për kujdes

July 28, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, pas situatës me zjarre në dhjetëra lokacione gjatë tri ditëve të fundit. Ai ka bërë të ditur se nga 21 vatra zjarri në 12 orët e fundit vetëm 5 prej tyre janë ende aktive.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme kemi mbështetur vazhdimisht forcimin e kapaciteteve të Agjencisë, përmes sigurimit të automjeteve të specializuara, pajisjeve operacionale, uniformave dhe rekrutimit të stafit shtesë, që ndihmon në menaxhimin efikas të situatave emergjente. Mbështetja jonë do të vazhdojë, në bashkëpunim të ngushtë me AME-në dhe me të gjitha komunat, në mënyrë që secila palë në përputhje me kompetencat, të kontribuojë në përballimin sa më të mirë të situatave në terren nga ekipet tona zjarrfikëse”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohje për menaxhmentin dhe stafin e zjarrfikësve për intervenimin në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

“Ritheksoj thirrjen për kujdes të shtuar nga qytetarët si dhe për bashkëpunim me institucionet e sigurisë si në raportimin e menjëhershëm, ashtu edhe në ofrimin e informatave të nevojshme në mënyrë që zjarrvëniet e qëllimshme të mos mbesin pa u ndëshkuar”, ka shkruar Sveçla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk e di nese ky do te jete viti i fundit i kontrates sime lewa hedh dyshime per te ardhmen 68877d8ae1f6e
Lajmi i mëparshëm

“Nuk e di nëse ky do të jetë viti i fundit i kontratës sime”, Lewa hedh dyshime për të ardhmen

lamborghini po ndryshon planet per te prezantuar modelin e pare elektrik 68877e7af4058
Lajmi i radhës

Lamborghini po ndryshon planet për të prezantuar modelin e parë elektrik

Të fundit nga

ShkoLartë