suspendohen pese police pas rastit te 27 vjecarit qe vdiq ne lipjan 686bea417a38b

Suspendohen pesë policë pas rastit të 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan

July 7, 2025
1 minut lexim

Pesë zyrtarë policorë në Lipjan janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, në kuadër të hetimit për rastin e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu/

Sipas burimeve të Klankosova.tv, kjo masë është rekomanduar nga IPK, por Prokuroria nuk ka lëshuar urdhër për ndalim policor, pasi ende nuk ka prova të mjaftueshme që i implikojnë zyrtarët në fjalë në vepime të kundërligjshme.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Inspektoratin, po ndërmerr veprimet e nevojshme, që çojnë në zbardhjen e plotë të incidentit, thonë tutje të njëjtat burime.

Rasti ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar pas pranimit të informacionit se i  njëjti, dyshohej se nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë.

Në reagimin e Policisë thuhet se njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë 27-vjeçarit, por “përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”.

Klankosova.tv sot ka publikuar pamjet nga momenti kur Policia ka intervenuar, që pritet të analizohen nga hetuesit e IPK-së dhe do të shërbejnë si provë shtesë në hetimin e rastit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje tjeter refuzim per barcelonen 686bea3e7c440
Lajmi i mëparshëm

​Një tjetër refuzim për Barcelonën

presidenti iranian thote se izraeli ka tentuar ta vrase 686beb6a1153f
Lajmi i radhës

Presidenti iranian thotë se Izraeli ka tentuar ta vrasë

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë