supremja sot shqyrton ankesen e krivaqes 6948f69f54ded

Supremja sot shqyrton ankesën e Krivaqës

December 22, 2025
1 minut lexim

Në orën 09:00 pritet të mbahet seanca në Gjykatën Supreme për shqyrtimin e ankesës kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila kishte vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës.

Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës. Gjykata e Apelit kishte vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj të 29 korrikut 2024.

Gjykata Supreme kishte kthyer rastin për përmirësim të vendimit, pasi nuk ishte njohur e drejta e ankesës, sipas nenit 407 të Kodit të Procedurës Penale. Aktvendimi i 9 shtatorit 2025 nga Gjykata e Apelit përmirësoi aktgjykimin, duke shtuar Këshillën Juridike për të drejtën e ankesës, raporton RTKlive.

Marigona Osmani, 18 vjeçe, u vra më 22 gusht 2021 në banesën e Dardan Krivaqës në Ferizaj. Sipas aktakuzës, Krivaqa dhe Sejdiu e privuan nga jeta Osmanin për të fshehur një vepër tjetër penale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njesoj si gjate revolucionit industrial inteligjenca artificiale mund te zevendesoje vende pune 6948f66de3d69
Lajmi i mëparshëm

Njësoj si gjatë Revolucionit Industrial/ Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë vende pune

sulmi ne plazhin e australise u planifikua ne detaje per muaj te tere zbulon dokumenti 6948f6b3b1dbe
Lajmi i radhës

Sulmi në plazhin e Australisë u planifikua në detaje për muaj të tërë, zbulon dokumenti

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë