supremja shqyrton padine e oek ut kunder zrre per tregun e lire te energjise 68b15921d406d

Supremja shqyrton padinë e OEK-ut kundër ZRrE për tregun e lirë të energjisë

August 29, 2025
1 minut lexim

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Supreme ka vendosur që padia e ushtruar nga OEK ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë, do të procedohet dhe do të shqyrtohet për vendim meritor.

Kjo odë thekson se tashmë është caktuar kolegji i gjyqtarëve i cili do ta trajtojë padinë ndaj ZRrE.

“Përkundër që kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e vendimit nuk është aprovuar, me arsyetimin se akti “Njoftimi i ZRrE-së” nuk i plotëson kriteret e një akti nënligjor normativ, çështja do të shqyrtohet në mënyrë meritore për të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së, përveç këtij njoftimi, sipas afateve ligjore”.

“Andaj, pritjet e Odës Ekonomike të Kosovës janë që gjykata të vendosë brenda afatit 60 ditor nga dita e parashtrimit të padisë, siç e parasheh ligji dhe të anulojë të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së me të cilat janë përcaktuar kriteret për daljen në tregun e lirë”.

Pavarësisht se masa e përkohshme e sigurisë nuk është aprovuar, Oda Ekonomike e Kosovës thotë në njoftim se vlerëson faktin se lënda do të trajtohet në themel dhe shpreh besimin se vendimi final do të jetë në të mirë të ekonomisë, bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tottenhami arrin marreveshje per xavi simons 68b15914ed6bb
Lajmi i mëparshëm

Tottenhami arrin marrëveshje për Xavi Simons

detajet gara per drejtuesin e ri te bkh keshilli i larte i prokurorise cakton daten per permbledhjen e anetareve dhe lirimin nga detyra te hajnat 68b159c401406
Lajmi i radhës

Detajet/ Gara për drejtuesin e ri të BKH, Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton datën për përmbledhjen e anëtarëve dhe lirimin nga detyra të Hajnat

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë