supremja refuzon ankesen e vetevendosjes per procesin e votimit ne han te elezit 68fb817ff0752

Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes për procesin e votimit në Han të Elezit

October 24, 2025
1 minut lexim

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e parashtruar nga subjekti politik: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë dega Hani i Elezit, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 17 tetor 2025.

Sipas njoftimit, pasi PZAP kishte hedhur si të pas-afatshme ankesën e subjektit politik LVV, kjo e fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që “të urdhërohet hetim i librave origjinal të votimit për Komunën e Hanit të Elezit, të konstatohet se numri i lartë i rasteve të asistimit përbën shkelje të nenit 10 të Rregullores 12/2024 dhe të parimit të fshehtësisë së votës”, dhe “të urdhërohet përsëritja e votimit aty ku shkeljet janë të verifikueshme dhe ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”.

“Kolegji i Gjykatës Supreme vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës Supreme sikur një ankesë e tillë apo secila ankesë tjetër të shqyrtohej në meritë apo përmbajtje edhe në rastet kur është e pas-afatshme, do të përbënte cenim të sigurisë juridike dhe do të kishim prolongim të ciklit të procesit zgjedhor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raphinha mungon ne el clasico 68fb8177483bc
Lajmi i mëparshëm

Raphinha mungon në “El Clasico”

meta shkel ligjin e be se paraqet sistem inefektiv te ankesave per raportimin e permbajtjes se paligjshme 68fb824f6e863
Lajmi i radhës

Meta shkel ligjin e BE-së, paraqet sistem “inefektiv” të ankesave për raportimin e përmbajtjes së paligjshme

Të fundit nga

ShkoLartë