supremja refuzon ankesen e kandidatit per kryetar te komunes se mamushes 6904d82031cf5

Supremja refuzon ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës

October 31, 2025
1 minut lexim

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pa-themeltë ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasaniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), me seli në Prizren – Dega në Mamushë, ndërsa vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i datës 25.10.2025, është vërtetuar.

“Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Abdulhadi Krasaniç, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së. duke pretenduar për vlefshmërinë e votave të ardhura nga diaspora dhe dyshimet për keqpërdorime në procesin e votimit.

Ankuesi ka pretenduar se ekziston dyshimi i bazuar se disa persona të përfshirë në procesin e votimit nga diaspora kanë ushtruar të drejtën e votës në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dispozitat kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranoi në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së dhe konstatoi se ankesa e paraqitur është në tërësi e pabazuar. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kombetarja e amputuarve debuton ne nations league 6904d81383b4e
Lajmi i mëparshëm

Kombëtarja e Amputuarve debuton në Nations League

vetevritet 39 vjecari ne pogradec u gjet i varur nga familjaret 6904d8c3e2988
Lajmi i radhës

Vetëvritet 39-vjeçari në Pogradec, u gjet i varur nga familjarët

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë