superiore elbasani mposht dinamon dhe merr kreun e klasifikimit teuta mjaftohet me barazim ndaj vores 68c71a833f12d

Superiore/ Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e klasifikimit, Teuta mjaftohet me barazim ndaj Vorës

September 14, 2025
1 minut lexim

Kategoria superiore ka mbyllur javën e tretë të përballjeve. Elbasani e mbylli në krye të klasifikimit javën me fitore me rezultat minimal ndaj Dinamos ndërsa Teuta dhe Vora e mbyllën me barazim në sfushën e durrsakëve.

Ndeshja në Elbasan Arena ishte mjaft e luftuar, por pa vendasit triumfues në fund. Goli i fitores për elbasanllinjtë erdhi nga shqiptari i Kosovës Fajton Bunjaku në minutën e 51-të duke i siguruar kështu kreun e klasifikimit në javën e tretë të Kategorisë superiore Elbasanit.

Ndërkohë Teuta dhe Vora u mjaftuan me nga një pikë në fushën e durrsakëve. Goli i avantazhit për vendasit erdhi nga një autogol i Dajan Shehit, por “dhurata” e mysafirëve nuk mjaftoi për t’i dhënë 3 pikëshin vendasve pasi në minutën e 77-të Xhuljo Tabaku gjeti rrjetën, duke i siguruar Vorës 1 pikë që e vendos atë në vendin e 5-të në klasifikim.

REZULTATET

WhatsApp Image 2025 09 14 at 21.12.48

RENDITJA

WhatsApp Image 2025 09 14 at 21.12.48 1


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vreshtaret e rahovecit ankohen per cmimin e ulet te rrushit te veres 68c719e0aefd8
Lajmi i mëparshëm

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

vale e re investimesh amerikane per te krijuar deri ne 1000 vende pune 68c71af7e7152
Lajmi i radhës

Valë e re investimesh amerikane për të krijuar deri në 1,000 vende pune

Të fundit nga

ShkoLartë