sunny hill festival me edicionin me te madh ndonjehere prishtina eshte rezervuar plotesisht 687f806b8975b

​Sunny Hill Festival me edicionin më të madh ndonjëherë, Prishtina është rezervuar plotësisht

July 22, 2025
1 minut lexim

Njerëz nga më shumë se 60 vende të ndryshme të botës tashmë i kanë blerë biletat dhe kanë rezervuar hotelet e bujtinat, për edicionin e ri të Sunny Hill Festival.

Festivali, i organizuar nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, do të mbahet në Prishtinë, nga 1 deri më 3 gusht.

Sunny Hill Festival ka thënë se këtë vit do të shënojë edicionin më të madh në historinë e festivalit. Me një listë super unike të artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë, festivali ka tërheqë një audiencë masive nga mbarë bota.

Këtë vit, skenat e festivalit do të jenë dukshëm më të mëdha se kurrë më parë.

“Me Main Stage masive dhe Sunny Hill Dance Stage e cila tanimë njihet si C4 Stage, skenë e cila do të jetë disa herë më e madhe dhe me program tejet të veçantë, duke ofruar një hapësirë të re dhe kushtuar një feste me dhjetëra mijëra të pranishëm çdo natë”, njoftuan nga festivali.

Ky zgjerim dhe rritje e Sunny Hill Festival synon të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit, me lineup-in më interesant, më shumë hapësirë, skena më të mëdha dhe produksion të jashtëzakonshëm.

“Line-upi i jashtëzakonshëm i këtij viti përfshin emra të njohur botëror si Dua Lipa, Shawn Mendes, Anyma, Peggy Gou, Mochakk, Fatboy Slim, Headie One, Sienna Spiro, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Edis dhe Cil si dhe artistët më të dashur vendorë”.

Nga festivali njoftuan se aktualisht, bileta për edicionin e ri të Sunny Hill Festival janë shitur në më shumë se 60 vende të ndryshme të botës, ndërsa hotelet në Prishtinë dhe qytetet përreth tashmë janë plotësisht të mbushura me mysafirë të huaj të cilët i kanë bërë rezervimet e tyre.

Sunny Hill Festival për të dytën herë radhazi është nominuar si një ndër Top 10 festivalet më të mira të muzikës në Evropë (ESNS, shoqata evropiane e festivaleve të muzikës) si dhe një ndër Top 25 festivalet më të mira që nuk duhet humbur gjatë vitit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksion per parkimet dyshe procedohen penalisht shtate persona ne tirane 687f7e52673c2
Lajmi i mëparshëm

Aksion për parkimet dyshe, procedohen penalisht shtatë persona në Tiranë

hena e re e korrikut keto 3 shenja do te perballen me ndryshime te medha 687f81970b4be
Lajmi i radhës

Hëna e re e korrikut: Këto 3 shenja do të përballen me ndryshime të mëdha

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë