sulmuesi e ka goditur kandidatin per keshilltar me gur dhe i ka thyer kafken detaje nga sulmi i pergjakshem ne vinice 68e58612c5ba6

Sulmuesi e ka goditur kandidatin për këshilltar me gur dhe i ka thyer kafkën, detaje nga sulmi i përgjakshëm në Vinicë

October 7, 2025
1 minut lexim

Vinicë, 7 tetor – Sulmuesi nga Vinica, i cili javën e kaluar e rrahu brutalisht Imit Skopkon, kandidat për këshilltar në zgjedhjet e ardhshme nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, do të përgjigjet për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, njoftoi Prokuroria Publike.

“Sipas dyshimeve, 37-vjeçari më 2 tetor, në një parking përpara një restoranti në Vinicë, me dashje i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi, duke ia rrezikuar jetën. Pas një debati verbal me të dëmtuarin brenda restorantit, i dyshuari e ka kapur për xhaketë dhe e ka goditur disa herë me grushta në stomak. Më pas kanë vazhduar të shtyhen dhe të goditen me gurë. Personat e pranishëm kanë tentuar t’i ndajnë, por në një moment i dyshuari e ka goditur të dëmtuarin me gur në pjesën e pasme të kokës, nga çka ky ka rënë pa ndjenja. Viktimës i është shkaktuar një lëndim i rëndë trupor – frakturë e kafkës, për shkak të së cilës ndodhet në koma, pa vetëdije dhe jeta e tij është në rrezik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Prokuroria ka kërkuar që ndaj të dyshuarit të caktohet paraburgim prej 30 ditësh.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pritje madheshtore per blerim sejdiun ne strimnice 68e57f718eeea
Lajmi i mëparshëm

Pritje madhështore për Blerim Sejdiun në Strimnicë!

ministria e mjedisit ndan mjete financiare per parqet nacionale mali sharr dhe pelister 68e586b21209d
Lajmi i radhës

Ministria e Mjedisit ndan mjete financiare për parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë