sulmojne dhe grabisin 64 vjecarin ne kumanove e detyrojne te marre kredi te shpejte 6adb6b724c7d2

Sulmojnë dhe grabisin 64-vjeçarin në Kumanovë, e detyrojnë të marrë kredi të shpejtë

October 23, 2026
1 minut lexim
poli 5

Dy persona nga Kumanova, të moshës 45 dhe 52 vjeç, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar dhe grabitur një 64-vjeçar, duke tentuar më pas ta detyrojnë të marrë kredi të shpejtë.

Sipas policisë, gruaja e kishte joshur viktimën në shtëpinë e saj me pretekstin se kishte nevojë për ndihmë për të blerë një telefon. Kur ai mbërriti, 52-vjeçari e sulmoi fizikisht, ndërsa gruaja i mori paratë dhe telefonin.

Më pas, dyshja e detyroi të shkonte në një kompani financiare për të marrë kredi. Viktima arriti t’i sinjalizonte një punonjëseje se po vepronte nën detyrim, e cila njoftoi policinë.

Të dy janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne nje park argetues te meksikes 18 vjecarja bie nga lavjerresi dhe humb jeten 6adb6b1b6315d
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në një park argëtues të Meksikës, 18-vjeçarja bie nga “lavjerrësi” dhe humb jetën

bekim sali integrimi gradual duhet te sjelle perfitime konkrete per qytetaret 6adb6c00e1243
Lajmi i radhës

Bekim Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë