MPB njofton se dje (23.12.2025) në orën 15:10 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, oficerë policie nga SPB Shkup e privuan nga liria A.S. (24) nga Shkupi.
Siç thonë nga MPB, i arrestuari në kryqëzimin e bulevardit “Nikola Karev” me rrugën “Brigada Kosovare-Maqedonase” në Shkup, sulmoi fizikisht një zyrtar policie i cili po kryente detyra zyrtare, duke rregulluar trafikun gjatë një proteste.
“Punonjësi i policisë është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”, ku i janë diagnostikuar lëndime trupore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Burimi: alfax.mk


