sulmi terrorist ne australi reagon presidenti begaj shqiperia ne solidaritet te plote kunder terrorizmit dhe urrejtjes 693ef5d6c8a0b

Sulmi terrorist në Australi, reagon Presidenti Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë kundër terrorizmit dhe urrejtjes

December 14, 2025
1 minut lexim

Një incident dhune me armë ka ndodhur në plazhin Bondi, ku u vranë të paktën 12 persona dhe 29 të tjerë u plagosën, teksa kremtohej festa fetare nga komuniteti hebre.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Australi ndërsa i shpreh ngushëllim familjarëve të viktimave.

Presidenti ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes.

“Dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan presidenti Begaj në X.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pagesa edhe pas 15 dhjetorit te krijojme plan dhe shprehi do te paguhet edhe k15 693ef3d0a9553
Lajmi i mëparshëm

Pagesa edhe pas 15 dhjetorit, të krijojmë plan dhe shprehi, do të paguhet edhe K15

bartesaghi i ndjek hapat e maldinit 693ef6341dd74
Lajmi i radhës

Bartesaghi i ndjek hapat e Maldinit

Të fundit nga

ShkoLartë