sulmi ne minneapolis autori reklamoi artilerine e armeve ne youtube para se te kryente sulmin mesazhi per vrasjen e trump 68af61aaad833

Sulmi në Minneapolis/ Autori reklamoi ‘artilerinë’ e armëve në YouTube para se të kryente sulmin, mesazhi për ‘vrasjen e Trump’

August 27, 2025
1 minut lexim

Robin Westman është autori i dyshuar i sulmit masiv që ndodhi të mërkurën në mëngjes në Mineapolis.

Sipas policisë, 23-vjeçari banonte në periferi të Minneapolis. Më herë gjatë ditës, ai kishte publikuar dy video në Youtube, ku shfaqeshin armë, plumba dhe karikatorë, që nga pamjet duket se janë në një dhomë gjumi, sipas BBC. Autori përcjell mesazhe raciste si dhe bën thirrje për vrasjen e Presidentit Trump. Mesazhet janë të shkruara te armë, thotë prestigjiozja britanike që ka parë videot në kanalin e YouTube. Ai u drejtohet familjarëve dhe miqve, duke shprehur qëllimin për ‘të përmbushur një akt të fundit’.

Ndërkohë, nëna e tij, Mary Grace Westman, ka punuar më parë në Shkollën Katolike ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ajo është punësuar në vitin 2016 si asistente në Zyrën e Biznesit, ndërsa në një postim në faqen e Facebook-ut të kishës, thuhet se është larguar në 2021, raporton BBC.

I riu qëlloi me breshëri plumbash gjatë kohës kur në shkollën katolike po mbahej mesazh, duke lënë të vdekur dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç dhe duke plagosur 17 të tjerë. Pas sulmit, i dha fund jetës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshktoi pak orë më pas një dekret presidencial në nder të viktimave. Duke i përshkruar të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ai urdhëroi që flamujt në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë. Urdhri do të mbetet në fuqi deri të dielën, në 31 gusht.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

postonte video me arme dhe thika identifikohet autori i sulmit ne shkollen katolike 68af60046235f
Lajmi i mëparshëm

Postonte video me armë dhe thika…/ Identifikohet autori i sulmit në shkollën katolike

rel a mund te deshtojne zgjedhjet e ardhshme lokale ne maqedonine e veriut 68af631a676bc
Lajmi i radhës

REL / A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

Të fundit nga

ShkoLartë