sulmi ndaj ademit rrahmani eshte pretendim ka qene nje kacafytje pa goditje 68eedf2316ccb

Sulmi ndaj Ademit, Rrahmani: Është pretendim, ka qenë një kacafytje pa goditje

October 15, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Qazim Rrahmani sonte në “Edicionin Special” ka folur në lidhje me një sulm fizik ku Danush Ademi pretendon se është rrahur nga disa persona.

Ai u shpreh se nuk është rrahje, por një pretendim  siç tha ai, për t’u luajtur roli i viktimës.

Rrahmani tutje tha se ka qenë vetëm një kacafytje pa goditje.

“Nuk është rrahje, është pretendim dhe ky pretendim është që të luhet roli i viktimës, pas humbjes, të luhet roli i më të mirit”.

“Z.Ademi para se të bëjë filma media sot, e para se të bëjë filma në aspektin që ta trazojë komunitetin Ashkali, është dashur kërkojë falje ndaj meje për fyerjet, sharjet familjare, fëmijët e mi, gruan time, varret tona, nënën time dhe të gjithë. Më ka prekur emocionalisht dhe unë fare nuk jam marrë më z.Ademi në 30 ditë fushatë”.

“Gjatë ditës së zgjedhjeve, ndaj meje personalisht ka ardhur deri tek një kacafytje, incident që shihet edhe në videot e publikuara, aty nuk ka as grushta. Kacafytje në aspektin popullor e themi kur shtyhen njerëzit me njëri-tjetrin, por jo goditje”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

asllani gezohet per brojen 68eedf1494237
Lajmi i mëparshëm

Asllani gëzohet për Brojën

pse kaq shume vetura kane drita te ndara 68eedff130f7c
Lajmi i radhës

Pse kaq shumë vetura kanë drita të ndara?

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë