sulmi me arme zjarri ne australi shkon ne 16 numri i viktimave 693f3586a9ba4

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

December 15, 2025
1 minut lexim

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16. Siç raportojnë mediat e huaja, 40 persona të tjerë ndodhen ende të shtruar në spital, disa prej tyre në gjendje të rëndë.



Mes viktimave ndodhen edhe një vajzë 12-vjeçare dhe një rabin (udhëheqës fetar hebre), ka bërë të ditur një përfaqësues i komunitetit hebre.

Sulmi ndodhi gjatë një aktiviteti të komunitetit hebre, ku qindra persona ishin mbledhur për të festuar ditën e parë të Hanukës.

Autoritetet australiane e kanë shpallur ngjarjen zyrtarisht akt terrorist.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi sulmin si “një akt të së keqes, antisemitizmit dhe terrorizmit që ka goditur zemrën e kombit”, duke theksuar se “një sulm ndaj hebrenjve australianë është një sulm ndaj çdo australiani”.

Policia konfirmoi se ka dy autorë të dyshuar: njëri është vrarë gjatë sulmit, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, forcat e rendit kanë bërë të ditur se kanë gjetur dhe neutralizuar mjete shpërthyese në një automjet pranë vendit të ngjarjes.

Hetimet për zbardhjen e plotë të sulmit vijojnë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

autobusi qe po transportonte 40 studentet doli nga rruga dhe u perplas me nje shkemb 16 te rinj humbin jeten 693f2f96e1551
Lajmi i mëparshëm

Autobusi që po transportonte 40 studentët doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

331 aksidente ne trafik gjate kesaj jave shihet alarmante 693f36924a180
Lajmi i radhës

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë