sulmi me arme ndaj charlie kirk reagon presidenti donald trump nje djale i shkelqyer te lutemi per te 68c1d6a75f6c2

Sulmi me armë ndaj Charlie Kirk, reagon Presidenti Donald Trump: Një djalë i shkëlqyer, të lutemi për të

September 10, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar menjëherë pas lajmit se aktivisti konservator Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri gjatë një eventi në Utah Valley University.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi:

“Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar me armë zjarri. Një djalë i shkëlqyer nga fillimi deri në fund. Zoti e bekoftë!”.

545

Kirk, i njohur për themelimin e grupit Turning Point USA dhe për aleancën e tij me ish-presidentin Trump, ndodhet aktualisht nën kujdes mjekësor, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për sulmin.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin politik amerikan dhe më gjerë, ndërsa figura të ndryshme kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje për Kirk dhe familjen e tij.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vidhet vetura e familjes se kryeministrit polak donald tusk 68c1d4f549a98
Lajmi i mëparshëm

Vidhet vetura e familjes së kryeministrit polak Donald Tusk

dorehiqet kryebashkiaku i vlores ermal dredha 68c1d9b56f79b
Lajmi i radhës

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Të fundit nga

ShkoLartë