TRUMP

“Sulmi mbi Iran, një nga më të suksesshmit në histori”, Trump: Nuk duam ndryshim të regjimit, do të sillte kaos! (Zbardhet telefonata me Putinin për konfliktin)

June 25, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish ndaj raportimeve që vënë në dyshim efektivitetin e sulmeve ajrore amerikane mbi objektet bërthamore iraniane, duke i quajtur ato “një nga sulmet më të suksesshme në histori”.

Duke folur për gazetarët gjatë një udhëtimi me avionin presidencial, Trump deklaroi se të tre centralet bërthamore të Iranit u goditën në mënyrë perfekte dhe u shkatërruan plotësisht, duke hedhur poshtë raportet që sugjeronin të kundërtën.

Ai kritikoi ashpër edhe median amerikane, duke e quajtur mbulimin e saj “shumë të pahijshëm” ndaj atyre që realizuan sulmet. Në rrjetet sociale, Trump akuzoi disa media se po përpiqen të “poshtërojnë një nga operacionet ushtarake më të suksesshme ndonjëherë”.

Megjithëse retorika e tij ndaj Iranit ishte e ashpër, Trump u shpreh se nuk mbështet një ndryshim regjimi në vendin islamik.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fsulmi mbi iran nje nga me te suksesshmit ne histori trump nuk duam ndryshim te regjimit do te sillte kaos zbardhet telefonata me putinin per konfliktin%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb“Do të doja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt të ishte e mundur. Ndryshimi i regjimit sjell kaos – dhe ne nuk duam aq shumë kaos”, tha ai.

rump zbuloi gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin e kishte kontaktuar për të ofruar ndihmë në menaxhimin e krizës me Iranin. “I thashë: ‘Jo, nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin. Kam nevojë për ndihmë me ty’”, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi bisedën.

Deklaratat e ish-presidentit vijnë në një moment delikat për stabilitetin rajonal, pas tensioneve të përshkallëzuara mes SHBA-së dhe Iranit, dhe pas përplasjeve mediatike mbi pasojat e goditjeve ajrore të fundit.

 

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

EDI RAMA NATO SUMMIT
Lajmi i mëparshëm

Samiti i NATO në Holandë, Rama ndan foton familjare nga pritja e Familjes Mbretërore

permireso pervojen tende te lojerave kete vere me samsung oled 685baa90bbfb4
Lajmi i radhës

Përmirëso përvojën tënde të lojërave këtë verë me Samsung OLED

Të fundit nga

Ahmeti nga Likova: Populli është në këmbë!

Koalicioni AKI sonte ka hapur shtabin komunal në Likovë. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se dinjiteti i popullit po kthehet, raporton alfax.mk “Likova foli qartë në hapjen e shtabit komunal:

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Franca ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke u bashkuar me një valë vendesh të tjera që kanë ndërmarrë të njëjtin hap gjatë fundjavës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë dhe Portugalinë.
ShkoLartë