sulmi izraelit ne spitalin ne gaza okb duhet te kete drejtesi 68adf8488ab63

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

August 26, 2025
1 minut lexim

OKB ka kërkuar hetime më të detajuara lidhur me sulmin e ndodhur në një spital në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe gazetarë.



Gjithashtu OKB thekson se një situatë e tillë e rëndë, kërkon drejtësi dhe se Izraeli duhet të hetojë vrasjet në Gaza.

“Duhet të ketë drejtësi”, tha zëdhënësi i zyrës së OKB Thameen Al-Kheetan, ndërsa ritheksoi se numri i gazetarëve të vrarë ngriti shumë pyetje në lidhje me shenjëstrimin e punonjësve të medias.

Kujtojmë se të hënën Izraeli goditi dy herë spitalin Nasser, spitalin e fundit publik funksional në jug të Gazës. Zyra e kryeministrit izraelit tha se “shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike” që ndodhi dhe se ushtria Izraeli po kryente hetimet.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijon zjarri ne pyllin e poros ne vlore per te dyten dite radhazi 68adf722f192f
Lajmi i mëparshëm

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi

kryetari i malisheves padite mediumin qe shperndante video mashtruese per qytetin 68adf930d9e06
Lajmi i radhës

Kryetari i Malishevës paditë mediumin që shpërndante video mashtruese për qytetin

Të fundit nga

ShkoLartë