sulmi i shba ne venezuele dhe arrestimi i maduros reagon be dhe vendet anetare mbeshtesim nje tranzicion paqesor e demokratik 69593ae54422b

Sulmi i SHBA në Venezuelë dhe arrestimi i Maduros, reagon BE dhe vendet anëtare: Mbështesim një tranzicion paqësor e demokratik

January 3, 2026
min lexim

Udhëheqësit në mbarë botën kanë reaguar pas sulmit në shkallë të gjerë të Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke bërë thirrje për ulje tensionesh.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se po e ndjek situatën me “shqetësim të madh”, duke theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse për Venezuelën.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se BE-ja “qëndron pranë popullit të Venezuelës” dhe mbështet një tranzicion paqësor e demokratik, duke theksuar se çdo zgjidhje duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, deklaroi se populli i Venezuelës meriton siguri, prosperitet dhe dinjitet njerëzor, duke kujtuar se Ukraina nuk e njeh legjitimitetin e Nicolas Maduros pas, siç i cilësoi ai, “zgjedhjeve të manipuluara dhe dhunës ndaj protestuesve”.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Maria Stenergard, tha se Stokholmi e ka bërë të qartë se Maduro nuk ka legjitimitet, por theksoi se respektimi i së drejtës ndërkombëtare është një përgjegjësi e të gjitha shteteve dhe një interes afatgjatë për sigurinë.

Ministria e Jashtme e Zvicrës bëri thirrje për ulje tensionesh, përmbajtje dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se po monitoron nga afër situatën dhe se, deri tani, asnjë shtetas zviceran nuk është prekur nga sulmet.

Austria njoftoi se ka ngritur një ekip krize për sigurinë e qytetarëve të saj në Venezuelë, ndërsa paralajmërimi i udhëtimit mbetet në fuqi për të gjithë territorin e vendit.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Çekisë theksoi nevojën për qetësimin e situatës dhe nisjen e negociatave diplomatike, përfshirë edhe opozitën venezueliane, duke e konsideruar prioritet sigurinë e qytetarëve çekë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu mbështetje të plotë për presidentin amerikan Donald Trump, duke deklaruar se “kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë së bashku”, pasi, sipas saj, liria kolektive varet prej saj.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, i cilësoi sulmet si një “zhvillim dramatik”, duke theksuar se duhet rikthyer dialogu dhe respektuar ligji ndërkombëtar.

Situata në Venezuelë mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vendi ameriakano latin goditet nga termeti i fuqishem dy persona humbin jeten 69593933c027c
Lajmi i mëparshëm

Vendi ameriakano-latin goditet nga tërmeti i fuqishëm, dy persona humbin jetën!

ju duhet vetem nje produkt brenda kuzhines suaj per te larguar aromen e mykut nga rrobat tuaja 6959413dc0430
Lajmi i radhës

Ju duhet vetëm një produkt brenda kuzhinës suaj për të larguar aromën e mykut nga rrobat tuaja…

Të fundit nga

Vetura përplas këmbësorin e mitur në Shkup

Një këmbësor i mitur është plagosur rëndë pasditen e sotme në një aksident trafiku që ka ndodhur në Vizbeg të Shkupit, njoftojnë nga policia. Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ka ndodhur sot (30.01.2026)
ShkoLartë