sulmi i hamasit analiza nga cnn pse izraeli nuk e perkujton zyrtarisht 7 tetorin sot 68e4c665d4fac

Sulmi i Hamasit, analiza nga CNN: Pse Izraeli nuk e përkujton zyrtarisht 7 Tetorin sot?

October 7, 2025
1 minut lexim

Ndërsa në Izrael sot përkujtohet përvjetori i dytë i sulmit të përgjakshëm të 7 Tetorit 2023 nga Hamasi, nuk ka një ceremoni zyrtare shtetërore për këtë ditë, dhe kjo është një zgjedhje e qëllimshme, analizon CNN.

Izraeli i përkujton zakonisht datat historike sipas kalendarit hebraik, dhe për këtë arsye Dita Kombëtare e Përkujtimit për 7 Tetorin është caktuar më 24 Tishrei, e cila këtë vit përkon me 16 Tetor 2025. Në atë ditë do të mbahet ceremonia zyrtare në Malin Herzl, në Jerusalem, me praninë e zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Një tjetër arsye është se 7 Tetori i këtij viti përkon me festën hebraike të Sukotit, ndaj shumë aktivitete përkujtimore janë mbajtur më herët ose janë shtyrë.

Megjithatë, sonte pritet që mijëra izraelitë të bashkohen në një koncert përkujtimor civil, i organizuar për të dytin vit radhazi nga KUMU (që në hebraisht do të thotë “ngrihu”) – një organizatë jofitimprurëse e formuar nga banorë të jugut të Izraelit dhe të mbijetuar të 7 Tetorit.

Koncerti do të përfshijë performanca artistike dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjitha rrjetet kryesore televizive. Në të do të ketë referenca të forta për pengjet izraelite që ende mbahen në Gaza, ndërsa disa nga pengjet e liruara dhe familjarë të pengjeve do të flasin nga skena.

“Po i mbajmë gishtat e kryqëzuar që këtë vit, krahas dhimbjes dhe kujtimit të të dashurve tanë, ceremonia të simbolizojë edhe fundin e luftës,” tha Yonatan Shimriz, një nga organizatorët dhe bashkëthemelues i KUMU-së.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba heq sanksionet ndaj ish presidentit te paraguait 68e4c4b3c46c3
Lajmi i mëparshëm

SHBA heq sanksionet ndaj ish-presidentit të Paraguait

kurti te enjten ne gjilan per tubimin permbylles 68e4cb8e8c611
Lajmi i radhës

Kurti të enjten në Gjilan, për tubimin përmbyllës

Të fundit nga

ShkoLartë