sulmi i dhunshem ndaj dy te miturve ne tetove shteti po hesht reagon aleanca per shqiptaret akt barbar me sfond etnik 68b926a349068

Sulmi i dhunshëm ndaj dy të miturve në Tetovë/ “Shteti po hesht”, reagon Aleanca për Shqiptarët: Akt barbar me sfond etnik

September 4, 2025
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër pas një incidenti të rëndë të ndodhur në qytetin e Tetovës, ku dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike janë sulmuar brutalisht nga një grup prej më shumë se 20 personash, të identifikuar si pjesëtarë të grupit “Vojvoda”.

Sipas njoftimit zyrtar të partisë, të rinjtë kanë pësuar lëndime serioze – njëri me hundë të thyer dhe tjetri me fraktura në brinjë dhe krah dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ky nuk është një rast i zakonshëm i dhunës rinore. Kjo është një ngjarje me sfond etnik dhe me rrezik të lartë për sigurinë e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut,” thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët.

ppp sd

ASH i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike që të identifikojnë dhe të arrestojnë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

Mosveprimi i institucioneve është një sinjal shqetësues që inkurajon grupe të dhunshme si ky. Dhuna ndaj të miturve është vijë e kuqe dhe nuk mund të tolerohet,” thuhet më tej në reagim.

Aleanca kërkon që rasti të mos mbyllet si incident i zakonshëm, por të trajtohet si një akt i organizuar dhune me motiv etnik. Po ashtu, ASh shpreh mbështetjen për familjet e viktimave dhe inkurajon ndjekjen ligjore deri në fund.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputeti i ldk se kurti po kerkon situate te favorshme politike per zgjedhje te reja 68b926053bae3
Lajmi i mëparshëm

Deputeti i LDK-së: Kurti po kërkon situatë të favorshme politike për zgjedhje të reja

volkswagen ul prodhimin e id 4 ne shba pasi shitjet nuk kane arritur pritshmerite e kompanise 68b926cf5a4a1
Lajmi i radhës

Volkswagen ul prodhimin e ID.4 në SHBA pasi shitjet nuk kanë arritur pritshmëritë e kompanisë

Të fundit nga

ShkoLartë