sulmet nga qente endacake ne shkup po shtohen qytetaret ankohen per pasiguri ne qytet 69da8f2e9712f

Sulmet nga qentë endacakë në Shkup po shtohen, qytetarët ankohen për pasiguri në qytet

April 11, 2026
1 minut lexim
IMG 6271

Ky është vetëm një nga disa raste që tregojnë një rritje shqetësuese të sulmeve nga qentë endacakë në Shkup.

Në të shumtën e rasteve, viktimat shpesh janë kalimtarë rasti, përfshirë të moshuar edhe fëmijë. Sulmet zakonisht ndodhin në lagje të banuara dhe në afërsi të shkollave, çka e bën situatën edhe më alarmante.

Qytetarët raportojnë incidente të shpeshta në zona të ndryshme të qytetit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike.

“Qentë, të them të drejtën ka nga dy a tre, ja ku janë dy a tre atje tek çajtorja përballë, tha një qytetar.”Duhet të grumbullohen, pra duhet gjetur mënyrë të grumbullohen por jo të eliminohen apo të vriten,” tha një tjetër qytetar.

Sipas të dhënave të Qytetit të Shkupit, nga muaji janari i vitit 2025 deri në janar të vitit 2026, janë ngritur gjithsej 440 padi për kompensim të dëmit jo material për shkak të sulmeve nga qentë endacak në Shkup. Në vitin 2025, për 383 vendime gjyqësore, Qyteti i Shkupit ka paguar mbi 45.973.353 denarë ndaj qytetarëve të dëmtuar. /Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

venera azizi ia fikem dritat manipulimit mbi 20 vjecar fillon nje epoke e re 68fa66737bdf0
Lajmi i mëparshëm

Azizi: Qeveria i dha dritë jeshile Ligjit për shtesa rinore, 70 për qind e të rinjve deri 29 vjeç përfitues të Planit opetativ për punësim 2025

Të fundit nga

ShkoLartë