sulmet ndaj anijeve ne detin e zi turqia therret zyrtaret ruse dhe ukrainas pershkallezim serioz ne lufte 6931ca116229f

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia thërret zyrtarët rusë dhe ukrainas: Përshkallëzim serioz në luftë

December 4, 2025
1 minut lexim

Turqia ka thirrur ambasadorin e Ukrainës dhe të ngarkuarit me punë të Rusisë në Ministrinë e Jashtme për të shprehur shqetësimin lidhur me një seri sulmesh ndaj anijeve të lidhura me Rusinë brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Zi.

“Po vërejmë një përshkallëzim shumë serioz gjatë javëve të fundit në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, me sulme të ndërsjella,” tha Ekinci gjatë një raportimi para Komisionit të Punëve të Jashtme në parlament.

“Së fundmi kanë ndodhur edhe disa sulme në Detin e Zi, brenda zonës sonë ekskluzive ekonomike. Dje dhe sot, thirrëm të ngarkuarit me punë të Rusisë dhe ambasadorin e Ukrainës për t’u përcjellë shqetësimet tona”, shtoi ai.

Siç raporton ‘Reuters’, lajmi u konfirmua të enjten nga zëvendësministri i Jashtëm, Berris Ekinci.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putini i shpalli lufte evropes vuciqi mund ta imitoi ndaj ballkanit 6931c85702c25
Lajmi i mëparshëm

Putini i shpalli luftë Evropës, Vuçiqi mund ta imitoi ndaj Ballkanit!

tirana bank shpallet banka e vitit ne shqiperi nga the banker financial times 6931cd17ed1fd
Lajmi i radhës

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë