sulmet masive ruse gjate nates ne ukraine zelensky nuk merr pjese ne forumin ekonomik boteror ne davos presidenti ukrainas do te shkoja nese trump 696fc08554973

Sulmet masive ruse gjatë natës në Ukrainë/ Zelensky nuk merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti ukrainas: Do të shkoja nëse Trump…

January 20, 2026
1 minut lexim

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1.427-të, ndërsa Zelensky nuk do të udhëtojë drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, pas sulmeve masive ruse të ndërmarra gjatë natës, bëri të ditur një zyrtar i Kievit.

Megjithatë, presidenti ukrainas mund të marrë pjesë në forum vetëm nëse zhvillohet një takim dypalësh me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me qëllim nënshkrimin e një të ashtuquajture “marrëveshje prosperiteti”.

Ndërkohë, gjatë punimeve në Davos, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se nuk është planifikuar asnjë takim i G7 për ditën e enjte, duke kundërshtuar informacionin e përhapur më herët në një mesazh privat drejtuar Donald Trump, ku raportohej se ai kishte shprehur synimin për të ftuar edhe përfaqësues rusë.

Sipas raportimeve, sa i përket situatës bërthamore, alarmi është hequr në termocentralin e Çernobilit. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), objekti kishte humbur përkohësisht të gjitha burimet e jashtme të energjisë pas një sulmi rus. Drejtori i termocentralit konfirmoi se situata radiologjike është aktualisht nën kontroll dhe se nuk ka asnjë kërcënim për mjedisin apo popullsinë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

macron paralajmeron per zhvendosje drejt botes pa rregulla trump dyfishon kerkesat per groenlanden 696fbed4629b2
Lajmi i mëparshëm

​Macron paralajmëron për ‘zhvendosje drejt botës pa rregulla’, Trump dyfishon kërkesat për Groenlandën

keshilli gjyqesor ia mori imunitetin gjykatesit gjoko ristov 696fc49b69421
Lajmi i radhës

Këshilli Gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit Gjoko Ristov

Të fundit nga

ShkoLartë