sulmet e shba ndaj iranit rutte ishin te domosdoshme pas shkeljes se armepushimit 6a4dfc65e5a1d

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

July 8, 2026
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si “absolutisht të nevojshme”.



Duke folur nga samiti dyditor i NATO-s në Ankara, ku marrin pjesë edhe liderët e vendeve anëtare, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, Rutte u pyet për operacionin ushtarak amerikan që, sipas Uashingtonit, goditi mbi 80 objektiva në Iran.

Mendoj se ishte absolutisht e nevojshme, sepse kur ke një armëpushim dhe Irani praktikisht e shkel atë, siç pamë me sulmet ndaj anijeve, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të reagojnë me forcë“, deklaroi kreu i NATO-s.

Komenti i Rutte vjen në një moment kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm pas sulmeve ndaj tankerëve në Ngushticën e Hormuzit dhe kundërpërgjigjes ushtarake amerikane.

Deklarata e tij pritet të shtojë debatet mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa liderët e NATO-s vijojnë diskutimet për sigurinë rajonale dhe sfidat globale në samitin e Ankarasë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamja e re e luana vjollces nuk kalon pa u vene re 6a4de67b863bd
Lajmi i mëparshëm

Pamja e re e Luana Vjollcës nuk kalon pa u vënë re

ska kolona pritje minimale ne pikat kufitare te kosoves 6a4e00fc9df13
Lajmi i radhës

S’ka kolona, pritje minimale në pikat kufitare të Kosovës

Të fundit nga

Vdes vëllai i këngëtares Dolly Parton

Vëllai i madh i këngëtares legjendare, Dolly Parton, Coy ‘Denver’ Parton, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ai vdiq më 23 korrik në Sevierville, Tennessee, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë
ShkoLartë