sulme te reja ruse ne kherson te ukraines dy te vrare 6875eab8abcf2

Sulme të reja ruse në Kherson të Ukrainës, dy të vrarë

July 15, 2025
1 minut lexim

Të paktën dy persona janë vrarë në sulmet me dronë rusë në rajonin Kherson në Ukrainën jugore, ka bërë të ditur guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.

Në një postim në Telegram, Prokudin ka theksuar se një grua vdiq në qytetin e Khersonit, ndërsa një burrë vdiq në veri të qytetit, në zonën përgjatë lumit Dnieper.

Pavarësisht kundërsulmit ukrainas në vitin 2022, gjatë të cilit u çlirua qyteti i Khersonit dhe zonat përreth, forcat ruse ende kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të rajonit të Khersonit, tha agjencia.

Forcat ruse të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 55 dronë ukrainas gjatë natës mbi disa rajone në Rusi, ka bër të ditur Ministria e Mbrojtjes e vendit.

“Nga ora 20:00 e mbrëmjes më 14 korrik deri në orën 7:00 të mëngjesit më 15 korrik, sipas kohës së Moskës, sistemet e mbrojtjes ajrore zbuluan dhe neutralizuan 55 dronë të prodhuar në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, 32 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Belgorodit, 12 mbi Voronezh, gjashtë mbi Detin e Zi, tre mbi rajonin e Lipetskut, ndërsa një avion u rrëzua mbi rajonet e Rostovit dhe Kurskut.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë rënë dakord t’i dërgojnë armë Ukrainës, ka njoftuar presidenti Donald Trump gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

Ai ka thënë se armët për Ukrainën do të prodhoheshin nga Shtetet e Bashkuara, por vendet evropiane do të paguanin për to. Sipas tij, Uashingtoni po shqyrtonte mundësinë e transferimit të 17 sistemeve raketore anti-ajrore Patriot në Kiev.

Trump ka thënë se SHBA-ja do të shpërndajnë pajisjet ushtarake të Kievit me vlerë miliarda dollarë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuvendi per here te 47 te tenton konstituimin e legjislatures se nente 6875e99028343
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi për herë të 47-të tenton konstituimin e legjislaturës së nëntë

ne vk bogorodice per dalje nga shteti pritet 20 minuta 6875edc4bfe4e
Lajmi i radhës

Në VK “Bogorodicë” për dalje nga shteti pritet 20 minuta

Të fundit nga

ShkoLartë