sulm me thike ne nje gjimnaz ne gjermani plagosen rende dy

Sulm me thikë në një gjimnaz në Gjermani, plagosen rëndë dy nxënëse

July 9, 2026
1 minut lexim

Dy nxënëse janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë që ndodhi të enjten në gjimnazin “Welfen” në qytetin bavarez të Schongau, në Gjermani.

Sipas mediave gjermane, policia ka arrestuar një të dyshuar 16-vjeçar, i cili fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u kap pak më vonë pas një operacioni ku u angazhua edhe një helikopter policor.

Sulmi ndodhi rreth orës 12:50, gjatë zhvillimit të mësimit.

Dy vajzat pësuan plagë nga mjeti i mprehtë, por autoritetet kanë bërë të ditur se, megjithëse janë të lënduara rëndë, ato nuk janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Bavarisë së Epërme Jugore njoftoi se, bazuar në hetimet paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një autor të vetëm dhe se nuk ka indicie për përfshirjen e personave të tjerë.

Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë nëse i dyshuari është nxënës aktual apo ish-nxënës i gjimnazit.

Në vendin e ngjarjes u angazhuan forca të shumta emergjente, përfshirë gjashtë helikopterë të shërbimit të shpëtimit ajror, njëri prej të cilëve transportoi të plagosurat në spital.

Policia u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth shkollës, ndërsa për prindërit dhe familjarët e rreth 800 nxënësve u hap një qendër pritjeje në ambientet e stacionit të zjarrfikësve. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e 40 vjecarit me 4 mbiemra ne lac policia deklarate zyrtare humbi jeten ne spital autoret ne arrati 6a5017d0cae21
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e 40-vjeçarit me 4 mbiemra në Laç, policia deklaratë zyrtare: Humbi jetën në spital, autorët në arrati

xhensila myrtezaj paralajmeron projekt te ri dhe mahnit me pamjen 6a5019333d406
Lajmi i radhës

Xhensila Myrtezaj paralajmëron projekt të ri dhe mahnit me pamjen

Të fundit nga

ShkoLartë