sulm me raketa ne damask raportohet per viktima dhe te plagosur 691830e693298

Sulm me raketa në Damask, raportohet për viktima dhe të plagosur

November 15, 2025
1 minut lexim

Tre raketa thuhet se goditën një lagje në Damask mbrëmjen e kaluar, teksa raportohet për të vdekur dhe të plagosur.

Konkretisht, sipas mediave siriane, një nga raketat goditi një ndërtesë apartamentesh në lagjen Al-Mazeh, me dëshmitarë që raportojnë një shpërthim të fuqishëm nga një apartament në katin e parë.

Informacione të pakonfirmuara tregojnë se ky ishte një sulm ajror izraelit.

Sipas Jerusalem Post, një grua u plagos nga sulmi, ndërsa pati raportime se u dëgjua një tjetër shpërthim.

Sipas mediave vendase, forcat e sigurisë dhe ambulancat kanë nxituar në zonë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump thote se ka vendosur per veprimin ne venezuele 69182f346ba4a
Lajmi i mëparshëm

​Trump thotë se ka vendosur për veprimin në Venezuelë

si ndodh rikuperimi pas prerjes cezariane oret ditet dhe javet pas lindjes 6918373273b60
Lajmi i radhës

Si ndodh rikuperimi pas prerjes cezariane – orët, ditët dhe javët pas lindjes

Të fundit nga

ShkoLartë