sulm me drone ukrainas ne shen petersburg goditet terminali i naftes pasohen me shperthime dhe zjarre 6a48bbd2be02d

Sulm me dronë ukrainas në Shën Petersburg/ Goditet terminali i naftës, pasohen me shpërthime dhe zjarre

July 4, 2026
1 minut lexim

Një seri shpërthimesh ka tronditur Shën Petersburgun, qytetin e lindjes së presidentit rus Vladimir Putin, ku sipas mediave ukrainase një terminal nafte në zonën e portit është goditur nga një sulm me dronë.

Sipas RBC-Ukrainë, e cila citon kanale publike ruse në Telegram, përfshirë grupin OSINT Exilenova+, pas sulmit në terminal u raportuan shpërthime dhe zjarre. Autoritetet lokale kishin paralajmëruar më herët për ndërprerje të mundshme të internetit, megjithatë banorët publikuan në rrjetet sociale video dhe fotografi që pretendohet se tregojnë pasojat e sulmit.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 389 dronë ukrainasë me krahë fiks në rajone të ndryshme të pjesës evropiane të Rusisë, në intervalin kohor nga ora 20:00 e së premtes deri në orën 07:00 të së shtunës, sipas kohës së Moskës.

Sipas autoriteteve ruse, dronët u interceptuan në rajonet Belgorod, Bryansk, Kaluga, Krasnodar, Kursk, Leningrad, Lipetsk, Moskë, Novgorod, Orel, Pskov, Ryazan, Rostov, Saratov, Smolensk, Tula, Tver dhe Vladimir, si edhe mbi Krimenë e aneksuar, Detin e Zi dhe Detin Azov.

Ndërkohë, Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsia) njoftoi se aeroportet e Ivanovos dhe Pskovit u mbyllën përkohësisht gjatë natës, nga e premtja në të shtunë, për arsye sigurie.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

35 dite proteste per largimin e edi rames aktivisti sot do te jete organizim madheshtor 6a48bb73bd5ea
Lajmi i mëparshëm

35 ditë protestë për largimin e Edi Ramës/ Aktivisti: Sot do të jetë organizim madhështor

don xhoni pse zgjodha adelinen para leonores 6a48bc9e2487e
Lajmi i radhës

Don Xhoni: Pse zgjodha Adelinën para Leonorës

Të fundit nga

Don Xhoni: Pse zgjodha Adelinën para Leonorës

Para publikimit të albumit të tij të ri të titulluar “100%”, Don Xhoni tërhoqi vëmendjen e publikut me një fushatë mjaft të veçantë. Bëhet fjalë për xhiron promovuese në makinë krah divës
ShkoLartë