sulm me arme zjarri ne australi tre persona humbin jeten autori ne arrati 6971f156d0e9e

Sulm me armë zjarri në Australi, tre persona humbin jetën, autori në arrati

January 22, 2026
1 minut lexim

Tre persona humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri në një qytet të vogël në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, Australi, njoftoi policia. Një person i katërt u transportua në spital në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për autorin, i cili mbetet ende i lirë.

Sipas mediave australiane, përfshirë Sydney Morning Herald, autoritetet po hetojnë mundësinë që ngjarja të lidhet me një rast dhune në familje. Ndërkohë, Seven News raportoi se i dyshuari dyshohet se është larguar nga zona me një automjet që i përkiste këshillit vendor. Incidenti ndodhi rreth orës 16:40 me orën lokale në qytetin Lake Cargelligo, kur shërbimet e emergjencës u thirrën në Walker Street, pranë Yelkin Street, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Policia konfirmoi se viktimat ishin dy gra dhe një burrë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin zonën dhe të qëndrojnë brenda banesave, pasi ka informacione se personi i armatosur u largua nga vendngjarja dhe paraqet ende rrezik. Mediat lokale bëjnë me dije se në operacionin për kapjen e të dyshuarit janë përfshirë forca speciale të policisë, të armatosura rëndë.

Lake Cargelligo ndodhet në pjesën qendrore të Uellsit të Ri Jugor dhe ka një popullsi prej rreth 1,500 banorësh. Ngjarja e rëndë vjen vetëm disa javë pas të shtënave masive në plazhin Bondi në Sydney, ku u vranë 15 persona, një ngjarje që tronditi thellë opinionin publik australian. Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vijim dhe ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse autori ishte i njohur për viktimat apo nëse ekziston ndonjë kërcënim i mëtejshëm për komunitetin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

etja ne rritje e ai se per uje po kthehet ne rrezik per shendetin publik 6971f13f2ba01
Lajmi i mëparshëm

Etja në rritje e AI-së për ujë po kthehet në rrezik për shëndetin publik

refuzuan te deshmonin per dosjet epstein dhoma e perfaqesuesve nis procedurat per shperfilljen e kongresit ndaj bill dhe hillary clinton 6971f30769692
Lajmi i radhës

Refuzuan të dëshmonin për dosjet Epstein/ Dhoma e Përfaqësuesve nis procedurat për shpërfilljen e Kongresit ndaj Bill dhe Hillary Clinton

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë