sulm global i hakerave goditet kompania gjigante e sigurise dhe infrastruktures se internetit mijera website e platforma nuk funksionojne 691c95f3336f2

Sulm global i hakerave? Goditet kompania gjigante e sigurisë dhe infrastrukturës së internetit, mijëra website e platforma nuk funksionojnë

November 18, 2025
1 minut lexim

Një ndërprerje e përmasave globale ka goditur sot shërbimet e Cloudflare, kompaninë gjigante të sigurisë dhe infrastrukturës së internetit, duke shkaktuar probleme serioze në platforma si X (ish-Twitter), OpenAI, Canva, PayPal, Uber si dhe në një sërë lojërash online.

Incidenti nisi rreth orës 12:00 me orën e Shqipërisë, kur kompania publikoi njoftimin se po përjetonte një “problem në serverë” që po ndikonte mijëra klientë në të gjithë botën. Përdoruesit e X, ChatGPT përballeshin me probleme.

Edhe faqja zyrtare e statusit të Cloudflare pësoi dështime, duke humbur dizajnin e saj bazë dhe duke lënë të kuptohet se problemi ishte i thellë dhe prekte sistemet qendrore të kompanisë.

Cloudflare është një nga shtyllat kryesore të internetit modern, duke ofruar DNS, firewall, mbrojtje nga sulmet DDoS, CDN dhe sisteme sigurie për miliona faqe në mbarë botën. Ndaj, çdo problem në këtë nivel kthehet automatikisht në një efekt domino për qindra platforma që varen nga shërbimet e saj.

Ndërprerja, e cila preku rrjete sociale, faqe interneti, aplikacione bankare dhe lojëra, tregon sesa i brishtë bëhet interneti kur infrastruktura bazë ka probleme. Analistët nuk përjashtojnë mundësinë e një sulmi masiv, një gabim kritik konfigurimi, ose një komprometim të ndonjë partneri të jashtëm.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit të jenë të duruar, pasi problemi nuk lidhet me pajisjet e tyre, ndërsa bizneset që përdorin Cloudflare inkurajohen të verifikojnë log-et dhe të përgatisin opsione alternative, në rast se incidenti përsëritet.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bitcoin ka hyre ne zonen e kuqe duke rene 90000 dollare 691c945e7ac86
Lajmi i mëparshëm

Bitcoin ka hyrë në zonën e kuqe duke rënë 90,000 dollarë

perfshihet nga flaket nje stalle ne shkoze te prizrenit ska te lenduar 691c9b11a8628
Lajmi i radhës

Përfshihet nga flakët një stallë në Shkozë të Prizrenit, s’ka të lënduar

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë