sulejmani te rinjte jane kapitali me i cmuar i shoqerise sone 6a486ae2c1454

Sulejmani: Të rinjtë janë kapitali më i çmuar i shoqërisë sonë

July 4, 2026
1 minut lexim

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Motivimi dhe Frymëzimi i të Rinjve”, i cili u mbajt në Qendrën Kulturore për të Rinj në Tetovë.

Sulejmani vlerësoi se aktiviteti paraqiti një mundësi të rëndësishme për bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me të rinjtë lidhur me sfidat, aspiratat dhe mundësitë që ata kanë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Besoj fuqishëm se të rinjtë janë kapitali më i çmuar i shoqërisë sonë dhe forca kryesore që udhëheq zhvillimin, inovacionin dhe përparimin”, deklaroi Sulejmani.

Ai theksoi se institucionet kanë përgjegjësi të krijojnë politika që u sigurojnë të rinjve arsim cilësor, mundësi të barabarta dhe hapësirë për realizimin e plotë të potencialit të tyre.

“Investimi në rininë është investimi më i sigurt për një shoqëri më të zhvilluar, më konkurruese dhe me një të ardhme më të mirë”, u shpreh zëvendësministri i Arsimit.

Në fund, Sulejmani falënderoi organizatorët për ftesën dhe pjesëmarrësit për diskutimin që e cilësoi si të hapur, konstruktiv dhe frymëzues.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selena gomez shkon e vetme ne dasmen e taylor swift mungesa e benny blancos nxit spekulime 6a4830003927d
Lajmi i mëparshëm

Selena Gomez shkon e vetme në dasmën e Taylor Swift, mungesa e Benny Blancos nxit spekulime

Të fundit nga

ShkoLartë