sulejmani i numeron osmanit takimet me serbe e ruse ende ka dyshime 6af4e7216ba4a

Sulejmani i numëron Osmanit takimet me serbë e rusë: “Ende ka dyshime?”

November 12, 2026
1 minut lexim

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka reaguar me ironi ndaj Bujar Osmanit lidhur me takimet e këtij të fundit me zyrtarë serbë dhe rusë gjatë kohës kur ishte ministër i Punëve të Jashtme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sulejmani ka renditur disa nga takimet dhe kontaktet e Osmanit, si dhe vizitën e ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në Shkup në nëntor të vitit 2023.

“PYETJE PËR CHATGPT:
Sa takime mbajti Bujar Osmani me zyrtarë serbë dhe rusë gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme?

PËRGJIGJE E CHATGPT:

1. Takime me zyrtarë serbë
– 18.02.2021 Aleksandar Vučić, president, Beograd
– 18.02.2021 Nikola Selaković, ministër i Jashtëm, Beograd
– 18.02.2021 Ivica Dačić, kryetar i Kuvendit, Beograd
– 25.02.2022 Nikola Selaković, ministër i Jashtëm, Shkup
– 25.05.2023 Ana Brnabić, kryeministre, Beograd
– 25.05.2023 Ivica Dačić, ministër i Jashtëm, Beograd
– 25.05.2023 Vladimir Orlić, kryetar i Kuvendit, Beograd
2. Takime me zyrtarë rusë
– 31 janar 2022: Takim me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin, lidhur me zhvillimet në Ukrainë.
– 30 gusht 2023: Bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.
(Ka ende, por po kaq i numëroi 😀)

PYETJE PËR CHATGPT:
Me cilët zyrtarë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është takuar Aleksandar Vuçiq?

PËRGJIGJE E CHATGPT:

Me Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin.

Ende ka dyshime për ndikimin serb?”, ka shkruar Driton Sulejmani.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet identiteti i vajzes qe i ka rrembyer zemren fation kuqarit 6af4cc518095c
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet identiteti i vajzës që i ka rrëmbyer zemrën Fation Kuqarit

kumbari i radoiciqit zvonko veselinoviq iken ne turqi ne mes te arrestimeve ne serbi 6af4e795a46a3
Lajmi i radhës

Kumbari i Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviq, ikën në Turqi në mes të arrestimeve në Serbi

Të fundit nga

ShkoLartë