Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore, UBT, Kapllan Sulaj i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se po ti referohemi ligjit, në etiketë duhen deklaruar të gjithë ingredientët.
Sulaj: Në fakt po ti referohemi ligjit, në etiketë duhet deklaruar gjithë ingredientët.
Ligji në një pjesë të vetën ashtu siç shkruhet është non sens.
Sepse 2-3% janë elementë të dedektueshëm të përbërjes kimike të një produkti.
Kështu që ai nuk mund të shkruhet 2-3% elementë të tjerë të pa njohur.
Ose përbërës të tjerë të grupuar pa u specifikuar.
Në këtë aspekt është non sens.
Nuk janë pak 2-3 % e përbërjes.
Kështu që edhe kjo pjesë e deklarimit në etiketë ka një problem në aspektin e sigurisë.
Burimi: botasot.info


