sukses i jashtezakonshem me kengen e re gjesti faleminderit per gjithe dashurine 697fd73916a1a

Sukses i jashtëzakonshëm me këngën e re, Gjesti: “Faleminderit për gjithë dashurinë!”

February 2, 2026
1 minut lexim

Kënga e re e Gjestit, “Memories”, po shënon sukses të madh ndërkombëtar.

Artisti ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku tregon se projekti i tij muzikor është renditur në ‘trending’ në disa vende të Evropës, duke zënë pozita shumë të larta në platformat muzikore.

Sipas postimit, “Memories” është numër një në Shqipëri, Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa ka arritur gjithashtu pozita të larta në shtete si Gjermani, Suedi, Belgjikë, Austri, Norvegji, Greqi, Slloveni, Itali, Maltë, Mbretëri e Bashkuar, Danimarkë, Finlandë, Francë dhe Kroaci.

Në mesazhin shoqërues, Gjesti ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky sukses është rezultat i dashurisë dhe përkrahjes së publikut.

“Me pa këngën trending në kaq shumë shtete dhe gjithë këtë dashuri prej juve. S’kam fjalë”, ka shkruar ai.

Projektin ia ka dedikuar vëllait të tij të ndjerë, Eldionit, i cili vdiq në shtator të vitit të kaluar nga një aksident me motoçikletë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obrm pdukm ligjin qe lejon kultivimin e kanabisit ne maqedoni e solli lsdm 697fd4fba097f
Lajmi i mëparshëm

OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

napoli transferon brazilianin alisson santos 697fddc481724
Lajmi i radhës

Napoli transferon brazilianin Alisson Santos

Të fundit nga

Napoli transferon brazilianin Alisson Santos

Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se Napoli po finalizon nënshkrimin e sulmuesit brazilian Alisson Santos nga Sporting , me dokumentet që tani po shkëmbehen pas një marrëveshjeje verbale të arritur më parë
ShkoLartë