suedia rinovon strehimoret e kohes se luftes mes tensioneve ne rritje me rusine 68ef88f4974f6

Suedia rinovon strehimoret e kohës së luftës mes tensioneve në rritje me Rusinë

October 15, 2025
1 minut lexim

Parkingu i makinave Igeldamms në Stokholm mund të duket si një parking i zakonshëm nëntokësor i gdhendur në shkëmb, por mund të shërbejë edhe si një strehë publike për 1,200 persona në rast konflikti ushtarak.

Ndërsa tensionet me Rusinë janë rritur që nga pushtimi i plotë i Ukrainës në fillim të vitit 2022, qeveria e Suedisë është zotuar të rrisë shpenzimet për mbrojtjen civile me shtatë herë, transmeton Telegrafi.

Që nga viti i kaluar, ajo ka ndarë rreth 7.7 milionë euro për të përmirësuar 64,000 strehimoret e vendit të ndërtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, për të mbrojtur më mirë civilët.

Fokusi deri më tani ka qenë në modernizimin e disa dhjetëra strehimoreve të mëdha të afta për të mbajtur më shumë se 1,000 persona.

Puna e rinovimit në strehimoren e kohës së luftës Igeldamms në qendër të Stokholmit përfundoi në shtator, ndërsa përmirësimet në 24 nga 80 strehimore të tjera të mëdha janë ende duke vazhduar.

Sipas Agjencisë Suedeze të Emergjencave Civile, procesi, i cili përfshin zëvendësimin e gjeneratorëve me naftë dhe përditësimin e filtrave të ajrit, mund të zgjasë dy deri në tre vjet për t’u përfunduar.

Qeveria shpreson që financimi më i lartë gjatë viteve të ardhshme do të ndihmojë në përshpejtimin e gjërave.

Por Anders Johannesson, një specialist strehimesh në Agjencinë Suedeze të Emergjencave Civile, thotë se buxheti vjetor ende nuk është i mjaftueshëm për të riparuar të gjitha 64,000 strehimoret, e lëre më për të ndërtuar të reja.

Në fund të vitit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes Civile të Suedisë, Carl-Oskar Bohlin, paralajmëroi se kërcënimi i një sulmi ushtarak ishte rritur dhe nuk mund të përjashtohej më.

Ai foli ndërsa zbuloi një version të ri të një broshure me këshilla për emergjencat e epokës së Luftës së Ftohtë.

Udhëzuesi ofron këshilla praktike për gjithçka, nga sulmet kibernetike dhe terroriste te pandemitë, krizat mjedisore dhe lufta konvencionale.

Ai gjithashtu mbulon vetëmbrojtjen, qëndrueshmërinë psikologjike, sigurinë dixhitale dhe mbrojtjen nga sulmet ajrore. Botimi i parë i broshurës u botua gjatë Luftës së Dytë Botërore

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mashtrim me prokure i mori parate nga llogaria e te burgosurit nen hetim avokati arben lena 68ef88833a226
Lajmi i mëparshëm

Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena

trump nis valen e re te pushimeve nga puna panik te punonjesit federale amerikane nuk kam akses ne e mail do te thote se 68ef8aa82ad27
Lajmi i radhës

Trump nis valën e re të pushimeve nga puna/ Panik te punonjësit federalë amerikanë: Nuk kam akses në e-mail, do të thotë se…

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë