stuhia ne vendinspektoriati i punes apel kantiereve te ndertimitte ndalohet puna 68b304d25607f

Stuhia në vend,inspektoriati i Punës apel kantierëve të ndërtimit:Të ndalohet puna!

August 30, 2025
1 minut lexim

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore iu ka bërë thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit, që të sigurojnë dhe në rast kushtesh pune të rrezikshme të ndalojnë punën në kantieret e ndërtimit.



NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KANTIERE NDËRTIMI

Të gjithë subjektet që operojnë në sektorin e ndërtimit të marrin masat e nevojshme parandaluese në rast të parashikimit të një stuhie ose moti të keq.

Siguroni skelat, vinçat, materialet dhe pajisjet në kantier.

Hiqni dhe vendosni në vend të sigurt elementët e lirë që mund të shkaktojnë rrezik.

Siguroni mbrojtjen e punëmarrësve duke ndërprerë punimet në kushte të rrezikshme.

Vendosni shenjat paralajmëruese për sigurinë e të tretëve.

Të garantojmë sigurinë e punëmarrësve dhe qytetarëve si dhe të parandalojmë aksidente që mund të ndodhin nga kushtet e papërshtatshme atmosferike.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina sulmon me 29 drone rafinerine strategjike ruse ne samara 68b300148b80b
Lajmi i mëparshëm

Ukraina sulmon me 29 dronë rafinerinë strategjike ruse në Samara

vritet me arme zjarri ish kryetari i parlamentit te ukraines parubiy 68b3060b9db80
Lajmi i radhës

Vritet me armë zjarri ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Parubiy

Të fundit nga

ShkoLartë