stuhia e fuqishme shemb vincin ne beograd 686d752885c46

Stuhia e fuqishme shemb vinçin në Beograd

July 8, 2025
1 minut lexim

Rreth orës 14:30 pasdite, Beogradi u godit nga një stuhi e fuqishme që solli reshje të dendura dhe erëra të forta.

Si pasojë e motit të keq, një vinç ndërtimi u shemb në një kantier në zonën e Novi Beogradit.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, vinçi u rrëzua për shkak të erërave jashtëzakonisht të forta, duke rënë mbi disa automjete të parkuara pranë kantierit. Ngjarja është përjetuar me shqetësim nga banorët e zonës dhe kalimtarët që ndodheshin aty pranë.

Fatmirësisht, në këtë incident nuk pati persona të lënduar – një zhvillim që konsiderohet si mrekulli, duke marrë parasysh madhësinë dhe rrezikshmërinë e vinçit. Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi disa automjete janë shkatërruar plotësisht.

Autoritetet lokale dolën menjëherë në terren dhe bënë sigurimin e zonës, ndërsa po hetohen shkaqet konkrete të shembjes dhe nëse ishin respektuar masat e sigurisë në kantier.

Kujtojmë se kjo stuhi e fuqishme ka përfshirë sot disa pjesë të rajonit, përfshirë Slloveninë, Kroacinë, pjesërisht Bosnjën dhe Serbinë, duke shkaktuar probleme në qarkullim, dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

oj nanelshomni nuk po muj ma vellai i agonit shperthen ne lot ne studio teksa tregon se cilat ishin fjalet e fundit te tij 686d73ff85542
Lajmi i mëparshëm

“Oj nanë…lshomni, nuk po muj ma” vëllai i Agonit shpërthen në lot në studio teksa tregon se cilat ishin fjalët e fundit të tij

qeveria planifikon shpallje publike per avokat te ri te popullit 686d78340865d
Lajmi i radhës

Qeveria planifikon shpallje publike për Avokat të ri të Popullit

Të fundit nga

ShkoLartë