stuhia dimerore ne shba shkon ne 11 numri i viktimave 6977758303511

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

January 26, 2026
1 minut lexim

Një stuhi e rrezikshme dimërore i ka mbështjellë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të paktën 11 persona të vdekur. Mijëra persona raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike.



Shumë shkolla dhe rrugë nëpër SHBA janë mbyllur ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve “të rrezikshme për jetë”, sipas Shërbimit Kombëtar për Motin.

Kryetari i Qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka thënë se pesë persona kanë vdekur si pasojë e motit. Të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e hipotermisë në Luizianë dhe vdekje tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas.

Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ketë reshje të shumta të borës dhe akull të zi për disa ditë. Stuhia besohet se ka prekur mbi 180 milionë amerikanë – që do të thotë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – që të paktën tetë persona kanë vdekur të shtunën, mirëpo shkaqet nuk janë përcaktuar ende.

Ekspertë për motin kanë paralajmëruar që njëra prej rreziqeve më të mëdha të stuhisë është akulli, i cili mund t’i dëmtojë drunjtë, t’i shkatërrojë kabllot e energjisë dhe t’i bëjë rrugët të pasigurta.

Ata besojnë se ndryshimet klimatike mund të kenë ndikuar në ashpërsimin e kushteve klimatike të çdo stine./ REL

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamm trafiku ne pikat kufitare eshte bllokuar vetem per automjetet e renda transportuese 697775240d9fc
Lajmi i mëparshëm

LAMM: Trafiku në pikat kufitare është bllokuar vetëm për automjetet e rënda transportuese!

nuk ka rrugedalje pa u perballur me thellimin e korrupsionit 697775ca6d57e
Lajmi i radhës

Nuk ka rrugëdalje pa u përballur me thellimin e korrupsionit!

Të fundit nga

ShkoLartë